Foto: Hamza: PDK-ja nuk kalon te presidenti pa u miratuar ligji

Hamza: PDK-ja nuk kalon te presidenti pa u miratuar ligji

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen në selinë e partisë, ndërsa kryetari Bedri Hamza ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza tha se procesi i miratimit duhet të përfundojë në të gjitha nivelet, në dy leximet dhe në komisionet përkatëse. Sipas tij, vetëm pas përfundimit të këtij procesi mund të nisin bisedimet për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Fillimisht duhet të aprovohet ligji dhe po e ritheksoj, të aprovohet në të gjitha nivelet, në dy leximet dhe në të gjitha komisionet”, ka deklaruar Hamza.

Kryetari i PDK-së tha se partia është e hapur për diskutime për presidentin, ndërsa shtoi se vendit i nevojitet stabilitet politik. Ai theksoi se deputetët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre, ndërsa qeveria detyrat e saj.