Foto: Hamza pret që çështja e ligjit për Specialen të mbyllet me Kurtin

Hamza pret që çështja e ligjit për Specialen të mbyllet me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se në takimin e ardhshëm me kryeministrin Albin Kurti pret të mbyllet çështja e ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza ka thënë se disa dokumente për këtë çështje janë miratuar tashmë në Qeveri. Sipas tij, prioritet mbetet miratimi i ligjit në të gjitha leximet, përpara se të hyhet në procesin e zgjedhjes së presidentit, nëse palët dakordohen.

“E keni parë që edhe në Qeveri janë aprovuar disa dokumente, por pres që në takimin e radhës kjo çështje të mbyllet”, ka thënë Hamza.

Ai ka bërë të ditur se takimi me Kurtin mund të zhvillohet në çdo kohë, duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimeve politike dhe afatet e shkurtra.