Foto: Haradinaj akuzon Kurtin dhe Sveçlën për ndërhyrjen ndaj protestuesve

Haradinaj akuzon Kurtin dhe Sveçlën për ndërhyrjen ndaj protestuesve

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor.

Ndërhyrja ndodhi gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Haradinaj e ka përshkruar situatën me pretendimin se protestuesve iu dha gaz lotsjellës dhe u përdor dajaku, ndërsa Kurtin e ka quajtur “sundimtar”.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj ka thënë se ndërhyrja ndodhi një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit. Ai e ka cilësuar këtë si vendim politik dhe ka deklaruar se protestuesit kishin dalë në rrugë për të kërkuar zbatimin e ligjit, jo për të kërkuar diçka të jashtëligjshme.