Foto: Haradinaj pret pafajësinë e katërshes së UÇK-së më 16 shtator

Haradinaj pret pafajësinë e katërshes së UÇK-së më 16 shtator

Daut Haradinaj ka folur për vendimin përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, i cili pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë. Ai tha se pritja e tij, duke besuar në drejtësi, është pafajësia e tyre.

Haradinaj theksoi se shumicën e të akuzuarve i njeh personalisht. Sipas tij, 99 për qind e njerëzve të luftës janë më pak fajtorë sesa akuzat me të cilat përballen.

Ai tha se e shqetësojnë kohëzgjatja e procesit dhe masat e ndërmarra ndaj të akuzuarve, por shtoi se duhet të ruhet optimizmi deri në dhënien e vendimit.