“Ose nënshkruaje, ose jep dorëheqje”: Krasniqi tregon pse u shkarkua
Hasan Krasniqi ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, duke treguar versionin e tij për atë që ndodhi gjatë mbledhjes së Bordit.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se gjatë takimit është diskutuar ndërprerja e kontratës së operatorit ekonomik “Liqeni i Dukagjinit”. Sipas tij, kryesuesi i Bordit i ka kërkuar që kontrata të ndërpritej.
Krasniqi ka bërë të ditur se ka kërkuar një vendim formal nga aksionarët ose nga Bordi për këtë çështje. Ai ka argumentuar se një vendim i tillë mund të kishte pasoja të mëdha juridike dhe ekonomike, ndërsa pretendon se në këtë situatë i është thënë: “Ose nënshkruaje, ose jep dorëheqje”.