Foto: Haxhiu paralajmëron: Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Haxhiu paralajmëron: Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse nuk arrihet marrëveshje politike për çështjen e Presidentit.

Në një postim në Facebook, Haxhiu kritikoi mungesën e dialogut mes partive dhe theksoi se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta dëshmojnë se pa konsensus politik nuk ka zgjidhje.

Ajo tha se ndihet e zemëruar që askush nuk iu përgjigj ftesës së saj dhe e konsideroi veprimin e PDK dhe AAK si “gabim të pamatur”.

Haxhiu nënvizoi se tani duhet të ketë dialog para çdo konstituimi të institucioneve dhe i bëri thirrje palëve të rifillojnë bisedimet për çështjen e Presidentit.