Haziri kërkon votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara para 6 tetorit
Çlirim Haziri i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që Ligji për Dhomat e Specializuara të procedohet dhe të votohet në Kuvend para 6 tetorit.
Haziri, organizator i protestave të përnatshme në Prishtinë, tha se institucionet duhet të veprojnë dhe të mos e zgjasin më tej këtë proces.
Sipas deklarimit të tij, protestat po zhvillohen çdo mbrëmje në orën 21:00 dhe kanë vazhduar për 14 ditë. Ato organizohen në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.