Haziri pas shkarkimit të Isufajt: Sot u ndal luftëtari i korrupsionit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar atë si “luftëtarin më të madh të korrupsionit”.
“Sot u ndal luftëtari më i madh i korrupsionit”, ka thënë Haziri në reagimin e tij për zhvillimin në krye të institucionit të drejtësisë.
Haziri ka deklaruar se Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet, duke e lidhur këtë zhvillim me shqetësimet e tij për ndikimin politik në institucione.