Foto: Hetohet vdekja e një gruaje në Viti

Hetohet vdekja e një gruaje në Viti

Policia në raportin 24-orësh njofton se po hetohet vdekja e një gruaje në Viti. Mbrëmë, gruaja kërkoi ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti dhe më pas u transferua në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mbërriti pa shenja jete.

Ngjarja është regjistruar si rast nën hetim policor.

Me vendim të prokurorit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet e Policisë dhe veprimet ligjore për zbardhjen e rrethanave vazhdojnë.