Hoti: Çështja e konstituimit të Kuvendit të dërgohet urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese
Avdullah Hoti ka kërkuar urgjentisht që çështja e konstituimit të Kuvendit t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që ajo t’i japë zgjidhje bllokadës së serishme institucionale.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ruajtja e kushtetutshmërisë është para çdo interesi elektoral dhe duhet të jetë udhërrëfyes në trajtimin e kësaj lënde.
Duke u nisur nga kjo, Hoti tha se dërgimi i çështjes në Kushtetuese brenda afatit kushtetues mund të jetë në interes të Lëvizjes Vetëvendosje për ta shtyrë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve, por përsëriti se, pavarësisht këtij rreziku, procedura duhet të ndiqet urgjentisht.