Hoti: Themelimi i Kuvendit mund të kontestohet, shkaktar Kurti
Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se themelimi i institucioneve po zhvillohet në terren jokushtetues dhe e shënjon Albin Kurtin dhe ata që e pasojnë si shkaktarë. Përmes një postimi në Facebook ai paralajmëron se legjitimiteti i Kuvendit mund të kontestohet.
Hoti shkruan se “Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve” dhe se, sipas tij, çdo konstituim i mëvonshëm mund të jetë subjekt i kontestimit të legjitimitetit.
Ai shton shqetësime edhe për funksionimin e Qeverisë në detyrë, duke argumentuar se kryeministri në detyrë dhe disa ministra, pasi janë betuar si deputetë, nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive.