Foto: I dyshuari kthehet në marketin ku dyshohet se vodhi mallra

I dyshuari kthehet në marketin ku dyshohet se vodhi mallra

Një rast vjedhjeje në një pikë të marketit “Spar” në rrugën C në Prishtinë mori kthesë të pazakontë disa orë më vonë, kur njëri prej personave të dyshuar u kthye në të njëjtin market dhe u ndalua.

Sipas raportimit të menaxherit të pikës, gjatë kontrollimit të kamerave të sigurisë u konstatua se më 23 shtator, rreth orës 15:00, dy persona kishin marrë produkte ushqimore pa paguar.

Rasti u raportua më 26 shtator, ndërsa pamjet e kamerave shërbyen për dokumentimin e dyshimit për vjedhje. Vlera e mallrave të përmendur në rast është afro 500 euro.

Disa orë pas rastit, njëri prej të dyshuarve u kthye sërish në market. Pas njoftimit, njësitë policore dolën në lokacion dhe e ndaluan atë.