IKD padit Ministrinë e Financave për dispozitën e Rregullores së ATK-së
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paditur Ministrinë e Financave në Gjykatën Supreme, duke kërkuar shfuqizimin e një dispozite të Rregullores për rregullimin e marrëdhënies së punës për zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.
Padia, e ushtruar me përfaqësuesin e IKD-së dhe drejtorin ekzekutiv, Ehat Miftaraj, kërkon që paragrafi 2 i nenit 50 të kësaj rregulloreje të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet. Dispozita lidhet me ndryshimin e statusit të personave që kanë akt-emërime pa afat.
Sipas IKD-së, kjo dispozitë është e kundërligjshme dhe për këtë arsye duhet të hiqet nga rregullorja. Kërkesa tani është paraqitur në Gjykatën Supreme, e cila është adresuar nga instituti për shqyrtimin e ligjshmërisë së dispozitës së kundërshtuar.