Foto ilustruese: IKSHPK apelon: Mbrohuni nga malaria gjatë udhëtimeve

IKSHPK apelon: Mbrohuni nga malaria gjatë udhëtimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve të mbrohen nga malaria gjatë udhëtimeve dhe të kujdesen për mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave.

IKSHPK këshillon që udhëtarët të informohen para se të nisin udhëtimet dhe të marrin parasysh rreziqet në zonat me rrezik për malaria.

Sipas udhëzimeve të institutit, masat mbrojtëse përfshijnë përdorimin e preparateve kundër mushkonjave, veshjen e rrobave me mëngë dhe pantallona të gjata, veçanërisht gjatë natës, si dhe përdorimin e rrjetave kundër mushkonjave gjatë gjumit.

IKSHPK vë në dukje se simptomat e malaries mund të shfaqen edhe pas udhëtimit, duke përfshirë temperaturë dhe ethe, dridhje, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi.

Njoftimi përfundon me thirrjen: “Për një shëndet më të sigurt; informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë.”