Incident në fluturimin Dubai-Izrael, pasagjerët ndërhynë pranë kabinës
Një incident i tensionuar ndodhi në një fluturim të Flydubai nga Dubai drejt Izraelit, ku një pasagjer dhe disa udhëtarë të tjerë ndërhynë ndaj një personi të dyshuar për sulm ndaj ekuipazhit.
Yaniv Hayoun tha se u nis drejt kabinës së pilotëve pasi mësoi se njëri prej tyre ishte plagosur dhe ndodhej pranë derës. Kur hyri brenda, sipas rrëfimit të tij, të dy pilotët nuk ishin në vendet e tyre.
Personi i dyshuar ndodhej pranë panelit të komandimit dhe dukej se po ndërhynte në kontrollet e avionit. Hayoun tregoi se u kërkoi ndihmë pasagjerëve të tjerë, pas së cilës disa prej tyre iu bashkuan ndërhyrjes.
Sipas rrëfimit të Hayounit, pasagjerët e mbajtën personin të shtrirë dhe më pas ai e kapi të dyshuarin, duke e nxjerrë nga kabina. Pas kësaj, ai u kthye te komandat e avionit.