Foto: Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Katër anije të përfshira në transferime të paligjshme të naftës janë goditur në pjesën veriore të Gjirit Persik, njoftoi të enjten Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sipas njoftimit, anijet u përfshinë nga flakët njëkohësisht, pasi ishin gjurmuar nga forcat iraniane një ditë më herët, të mërkurën.

Njoftimi i autoriteteve iraniane nuk jep detaje të tjera për dëmet e shkaktuara apo për gjendjen e personave që ndodheshin në anije.