Foto: Irani vendos kushtet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani vendos kushtet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani ka vendosur kushte për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi, ia ka përcjellë ato të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff.

Araghchi dhe Witkoff janë takuar këtë të martë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave iraniane, gjatë takimit Araghchi i ka përcjellë Witkoff-it kushtet e Teheranit për hapjen e ngushticës, e cila konsiderohet një prej pikave strategjike më të rëndësishme të transportit detar në rajon.