Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës në Ngushticën e Hormuzit
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne nafte në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ka paralajmëruar se anijet që, sipas saj, shkelin rrugët e përcaktuara të lundrimit do të ndiqen dhe ndëshkohen kudo në rajon.
Kërcënimi i IRGC-së e zgjeron tensionin rreth një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit detar. Garda ka bërë të ditur se masat e saj nuk do të kufizohen vetëm në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë, agjencitë e sigurisë detare kanë raportuar edhe incidente të tjera ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik. Zhvillimet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e transportit detar në këtë korridor të rëndësishëm energjetik.