Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk duhej të themelohej
Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka deklaruar se Kosova nuk duhej ta themelonte Gjykatën Speciale, duke e vënë në pikëpyetje edhe mënyrën e funksionimit të saj.
Duke komentuar dënimin prej gjithsej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së, Steinbaum ka thënë se Specialja nuk i ka shqyrtuar si duhet provat.
Sipas tij, UÇK-ja është dënuar më rëndë se personat që kanë kryer krime. Steinbaum ka argumentuar se çështja mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, në vend të themelimit të një gjykate të veçantë.