Foto: Islam Selmani i sjell Kosovës të artën e parë në karate

Islam Selmani i sjell Kosovës të artën e parë në karate

Islam Selmani i ka sjellë Kosovës medaljen e artë në karate në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke triumfuar në kategorinë deri në 60 kilogramë. Në finale, karateisti kosovar e mposhti turkun Burak Ozdemir me rezultat 1:0.

Foto nga artikulli
Image via KALLXO.com

Selmani arriti deri te titulli pas një serie fitoresh në garat e zhvilluara në Taranto. Gjatë ditës, ai mposhti francezin Sami Tas dhe qipriotin Andreas Gavriel, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj grekut Christos Xenos me rezultat 11:5.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate dhe e dyta e artë për vendin në këto Lojëra Mesdhetare, pas suksesit të Donjeta Sadikut në boks. Në total, Kosova ka grumbulluar shtatë medalje në “Taranto 2026”.

Foto nga artikulli
Image via KALLXO.com

Pas triumfit, Selmani tha se ndihej shumë mirë që ishte shpallur kampion, ndërsa suksesin ia dedikoi gjithë Kosovës.