Joe dhe Shirley DioGuardi marrin sot shtetësinë e Kosovës
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin sot shtetësinë e Kosovës, në një ceremoni të veçantë që mbahet në kabinetin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Gjatë ceremonisë, Haxhiu do t’ua dorëzojë dy personaliteteve amerikane dekretet e shtetësisë së Kosovës. Dorëzimi i dekreteve është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00.
Joe dhe Shirley DioGuardi janë dy emrat që do të marrin sot zyrtarisht shtetësinë e Kosovës. Ceremonia zhvillohet në kuadër të këtij vendimi dhe do të mbahet në kabinetin e ushtrueses së detyrës së presidentes.