Foto: Jozi reagon pas videos me Edi Kuçin: “Ishte vetëm aktrim”

Jozi reagon pas videos me Edi Kuçin: “Ishte vetëm aktrim”

Jozefin Marku ka reaguar për herë të parë pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke e sulmuar fizikisht Edi Kuçin, ish-konkurrent të një reality-show-je.

Marku thotë se ngjarja, e cila raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ishte reale. Sipas deklarimit të tij, bëhej fjalë për një skenë të inskenuar.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur Marku në komunikimin përmes mesazheve. Reagimi i tij erdhi pas publikimit të videos së përleshjes me Kuçin.