Time Kadrijaj e hodhi vezë Kurtit: e bëra për të respektuar Kushtetutën
Deputetja Time Kadrijaj ka pranuar se hodhi me vezë liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti, dhe thotë se veprimi i saj kishte për qëllim t’ia bënte që të respektojë Kushtetutën.
“Aksioni im ka qenë krejt spontan, nëse a do të kish ndodh konstituimi i Kuvendit, nuk ka pas gjuajtje me vezë, s’ka pas skenarë tjetër, s’ka pas organizim tjetër”, ka thënë Kadrijaj duke shpjeguar se nuk kishte planifikim më të gjerë.
Kadrijaj e ka përshkruar veprimin si një “aksion simbolik” dhe e ka quajtur rastin “manipulim i radhës së VV’së”, sipas deklaratës së saj për rastin.