Foto ilustruese: Fabrizio Romano paralajmëron ndryshim në merkato: "Ndoshta nuk do të vazhdoj për shumë gjatë. Është koha për të ndryshuar qasjen"

Kamerat kapën momentin kur Muriqi paralajmëroi golin ndaj Lyonit

Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve, duke shënuar në fitoren 2:1 ndaj Lyonit. Pas ndeshjes, kamerat zbuluan një detaj interesant nga momentet para fillimit të takimit.

Muriqi shihet duke biseduar me Oğuz Aydınin dhe duke i treguar mënyrën se si dëshironte t’i vinte topi në zonë. Pikërisht kjo skemë u realizua në minutën e 24-të, kur Aydıni harkoi në zonë.

Muriqi goditi fillimisht me kokë, por portieri e priti tentimin e tij. Sulmuesi reagoi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar një gol të rëndësishëm për ekipin turk. Fenerbahçe e siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3:2 dhe u rikthye në Ligën e Kampionëve pas 17 sezonesh.