Kandiq i kundërpërgjigjet Daçiqit për varrezat masive në Serbi
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, pas deklaratave të tij lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në reagimin e saj, Kandiq e ka lidhur historinë dhe politikën e SPS-së me rastet e varrezave masive në Serbi, ku janë gjetur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Përmes këtij reagimi, Kandiq ia ka kujtuar Daçiqit se partia e lidhur me ish-presidentin serb Slobodan Millosheviq qëndronte prapa rasteve të varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.