Kapet Ken Komani, i kërkuar për kontrabandim me migrantë
Ken Komani, i njohur edhe si Skender Arifi, është arrestuar mbrëmjen e së hënës, më 1 shtator, pasi kërkohej nga organet e drejtësisë për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin ndaj të cilit ishte aktiv një urdhër-arrest i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, Komani është dërguar në institucionin korrektues në Hajvali.
Ai do ta vuajë dënimin prej dy vjetësh e gjashtë muajsh burgim, i shqiptuar për rastin e kontrabandimit me migrantë.