Foto: Katër ditë para zgjedhjes së presidentit, partitë mbeten pa kompromis

Katër ditë para zgjedhjes së presidentit, partitë mbeten pa kompromis

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur ndonjë kompromis për këtë çështje.

Pavarësisht kohës së shkurtër që ka mbetur, subjektet politike parlamentare nuk kanë dhënë shenja se do të ndryshojnë qëndrimet e tyre ose se do të bëjnë lëshime për të zhbllokuar procesin.

Afati për zgjedhjen e presidentit po shkon drejt fundit, ndërsa situata politike mbetet e pandryshuar. Deri tani, partitë vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre, pa një marrëveshje të arritur për këtë çështje.