Foto: KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës sot, këto zona preken

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës sot, këto zona preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 6 nëntor 2026, do të kryhen punime për sigurinë e sistemit energjetik. Për pasojë, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në rajonin e Prishtinës, nga nënstacioni Batllava do të ndërpritet dalja 10 kV J03 Orllani nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Ndërprerja përfshin Kushevicën, Shkollën e Vjetër, Xhaminë e Vjetër, Kalaticën, Brainën, Bervenikun, Bllatën, Metergovcin 1 dhe 2, Orllanin, Vikendicat dhe zonën Te Zahir Pajaziti.

Kjo ndërprerje lidhet me demontimin e shtyllave 10 kV. Punime investive do të kryhen edhe nga nënstacioni i Podujevës, ku dalja 10 kV Fshatrat 1 do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Sipas listës së publikuar, ndër zonat e prekura nga kjo ndërprerje janë Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefci 1 dhe 2, si dhe Burica.