Foto: Këshilli i Ambasadorëve ngre shqetësime për aktgjykimin e Speciales

Këshilli i Ambasadorëve ngre shqetësime për aktgjykimin e Speciales

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe indinjatë për aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të shpallur nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator 2026.

Në një deklaratë, Këshilli thotë se procesi që çoi në këtë aktgjykim kërkon shqyrtim kritik. Në këtë kuadër, ai përmend kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të paraburgimit dhe procedurave, si dhe strukturën e veçantë të Dhomave të Specializuara.

Këshilli ka ngritur pikëpyetje edhe për përdorimin e konceptit të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” dhe të konkluzioneve rrethanore për përcaktimin e përgjegjësisë individuale. Sipas deklaratës, këto çështje kërkojnë vlerësim kritik në raport me procesin gjyqësor.