Foto: Koci kërkon sqarim nga avokatët për 40 milionë eurot e mbrojtjes

Koci kërkon sqarim nga avokatët për 40 milionë eurot e mbrojtjes

Avokati Arianit Koci ka kërkuar që ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe të tjerëve të dalin publikisht dhe të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur gjatë procesit dhe si u arrit deri te këto dënime.

Koci ka ngritur pyetjen se ku qëndronte problemi dhe pse, sipas tij, nuk ishte dhënë asnjë sinjal se procesi mund të përfundonte në këtë mënyrë. Ai ka thënë se nga ekipet mbrojtëse pritet një sqarim profesional, i qartë dhe konkret.

Sipas deklarimit të tij, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro nga buxheti i Kosovës. Koci ka përmendur se vetëm për katër personat në fjalë janë dhënë rreth 28.5 milionë euro dhe ka kërkuar llogaridhënie ndaj qytetarëve, duke pasur parasysh se ekipet kanë përfaqësuar figura të larta shtetërore.