Kolonë rreth 3 kilometra për të hyrë në Kosovë nga Morina
Një kolonë automjetesh prej rreth 3 kilometrash është krijuar në pikën kufitare në Morinë, në hyrje të Kosovës nga Shqipëria. Pritjet për të kaluar kufirin janë të gjata, ndërsa qarkullimi po zhvillohet me vështirësi.
Pamjet nga vendi tregojnë numër të madh të automjeteve që presin të hyjnë në territorin e Kosovës. Situata ka krijuar vështirësi për udhëtarët që po kthehen përmes kësaj pike kufitare.
Kolona shtrihet për rreth 3 kilometra përgjatë rrugës drejt pikës kufitare në Morinë, duke e ngadalësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.