Foto: Konjufca do ta kryesojë Grupin Punues për ish-krerët e UÇK-së

Konjufca do ta kryesojë Grupin Punues për ish-krerët e UÇK-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të kryesojë Grupin Punues të Apelit në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Grupi do të ketë përfaqësim nga disa subjekte politike, përmes deputetëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përbërja e këtij grupi është bërë e ditur në kuadër të nismës për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Konjufca do të ketë rolin drejtues në punën e tij.