Foto: Kontrolli rutinor në Istog përfundon me pistoletë në brez dhe ndalim

Kontrolli rutinor në Istog përfundon me pistoletë në brez dhe ndalim

Një kontroll rutinor i Policisë në Istog përfundoi me ndalimin e një 26-vjeçari, pasi gjatë kontrollit atij iu gjet një pistoletë me tetë fishekë në brez. Ngjarja nisi pas ndalimit të një automjeti Mercedes nga patrulla policore.

I dyshuari është identifikuar si Nderim Beqiraj, 26 vjeç. Ai po lëvizte me Mercedesin kur u ndalua nga zyrtarët policorë, të cilët më pas kryen kontrollin e tij.

Arma dhe municioni u sekuestruan, ndërsa 26-vjeçari u shoqërua për intervistim. Ai u mor në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe për rastin u njoftua Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, ndaj tij përfundoi masa e ndalimit.