Foto: Kosova mbyll “Taranto 2026” me rekord prej nëntë medaljesh

Kosova mbyll “Taranto 2026” me rekord prej nëntë medaljesh

Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me nëntë medalje, duke vendosur rekord për vendin. Ekipi kosovar parakaloi në ceremoninë përmbyllëse të garave.

Flamurin e Kosovës në këtë ceremoni e mbajtën karateisti Islam Selmani, fitues i medaljes së artë, dhe karateistja Fortesa Orana.

Selmani dhe boksierja Donjeta Sadiku fituan medalje të arta për Kosovën. Me medalje të argjendta u stolisën xhudistja Laura Fazliu dhe peshëngritësi Kianoush Rostami.

Katër medaljet e bronzta u siguruan nga xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.

Kosova u përfaqësua në “Taranto 2026” me gjithsej 163 sportistë, ndërsa nëntë prej tyre arritën të fitojnë medalje.