Foto: Kosova siguron medaljen e dytë në Taranto, bronz për Fatjona Kasapin

Kosova siguron medaljen e dytë në Taranto, bronz për Fatjona Kasapin

Kosova ka siguruar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Këtë rezultat e arriti Fatjona Kasapi, e cila fitoi medaljen e bronztë në garat e xhudos.

Kasapi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në duelin për medaljen e tretë mposhti italianen Gaia Stella.

Me këtë sukses, Kosova e çon në dy numrin e medaljeve të fituara në “Taranto 2026”, ndërsa paraqitja e Kasapit i ka sjellë vendit një tjetër rezultat në podium.