Foto: Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri” për kreun e grupit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri” për kreun e grupit

Kosova pret sot Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kërkojnë fitoren për t’iu afruar kreut të grupit.

Përfaqësuesja e Kosovës ka grumbulluar katër pikë deri tani. Ato erdhën pas fitores ndaj Irlandës, humbjes 3-1 në Vjenë dhe barazimit pa gola ndaj Izraelit.

Përballja në Prishtinë i jep Kosovës mundësinë të rikthehet në garën për pozitat e para dhe të korrigjojë humbjen e pësuar në Vjenë. Një fitore do t’u sillte “Dardanëve” tri pikë të rëndësishme në këtë garë.