Foto: Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit pas vdekjes tragjike

Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit pas vdekjes tragjike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’i shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij tragjike.

Laurent Krasniqi, 29-vjeçar, ishte i njohur për publikun si ish-banor i “Big Brother VIP Kosova” dhe krijues i përmbajtjeve në rrjetet sociale.

Ai humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës. Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.