Thasët me mbeturina bllokojnë hyrjen e Komunës së Prishtinës
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, zhvilloi sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar hyrjen e objektit me thasë me mbeturina.
Aksioni u ndërmor në shenjë proteste për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet. Pamja e thasëve para hyrjes së komunës e bëri të drejtpërdrejtë mesazhin politik të aksionit.
Megjithatë, aksioni nuk zgjati shumë. Kompania “Pastrimi” reagoi menjëherë dhe i largoi thasët me mbeturina nga hyrja e Komunës së Prishtinës.