Foto: Laura Fazliu siguron çerekfinalen në Grand Slamin e Hungarisë

Laura Fazliu siguron çerekfinalen në Grand Slamin e Hungarisë

Laura Fazliu ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Grand Slamit të Hungarisë, në kategorinë deri në 63 kilogramë. Xhudistja kosovare e kaloi me sukses raundin e dytë duke mposhtur hungarezen Anna Kriza.

Në çerekfinale, Fazliu do të përballet me austriaken Ludja Piovesana, në duelin për një vend në gjysmëfinale.

Grand Slami i Hungarisë është një nga garat më të forta të xhudos dhe zhvillohet me pikë olimpike në rrugën drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”. Fazliu e ka përfunduar garimin në këtë turne në vendin e pestë dhe ka fituar 360 pikë olimpike.