LDK-së i mungojnë votat e gjashtë deputetëve për Sejdiun, Kurti komenton
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka votat e gjashtë deputetëve për kandidaturën presidenciale të Bekim Sejdiut. Për këtë situatë është deklaruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti foli për zhvillimet gjatë rrugës për në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se marrëveshja me LDK-në ishte bërë për t’i dhënë fund krizës.
“Ne nuk kemi bërë marrëveshje që të zgjedhim presidentin në mënyrë demokratike. E kemi shndërruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në marrëveshje me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut, për të cilin kemi pasur takim në kryesinë dhe grupin parlamentar të Lëvizjes”, tha Kurti.
Ai shtoi se pas mbledhjes së grupit parlamentar do t’u drejtohej sërish gazetarëve.