Foto ilustruese: Gërvalla kundërshton që Isufaj po merr informacionin si i pari nga Zubin Potoku; kërkon llogari ekipeve të IML-së

Leonora Jakupi shfaqet krah Klodit në protestën e 1 Tetorit

Këngëtarja Leonora Jakupi ka marrë pjesë në protestën e 1 Tetorit në Prishtinë, ku ka publikuar një fotografi së bashku me Klodian Mihajn, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 4”.

Fotografia është realizuar në sheshin “Skënderbeu”, aty ku janë mbledhur protestuesit. Jakupi, e cila ka qenë opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, është parë në mesin e pjesëmarrësve në protestë.

Prania e Leonora Jakupit dhe Klodian Mihajt krah njëri-tjetrit ka tërhequr vëmendje. Protesta e 1 Tetorit është mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.