Foto: Librat e rinj subvencionohen, por të vjetrit shiten deri në 60 euro

Librat e rinj subvencionohen, por të vjetrit shiten deri në 60 euro

Edhe pas subvencionimit të teksteve të reja shkollore nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, librat e përdorur të nxënësve të gjeneratës së kaluar vazhdojnë të ofrohen për shitje në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Në njoftimet e publikuara nga prindër të ndryshëm, librat për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën ofrohen me çmime që variojnë nga 20 deri në 60 euro.

Çmimi ndryshon në varësi të klasës për të cilën janë librat dhe gjendjes së teksteve shkollore. Të dhënat ngrenë edhe çështjen nëse librat e përdorur mund të ripërdoren, ndërsa tregu i tyre vazhdon edhe krahas subvencionimit të teksteve të reja.