Ligji i ri mund t’i kthejë Calin dhe Pjetër Shalën në Kosovë
Një ndryshim i propozuar në Ligjin për Gjykatën Speciale mund të sjellë kthimin e Calit dhe Pjetër Shalës në Kosovë për vuajtjen e dënimit, nëse ligji hyn në fuqi.
Partia Demokratike e Kosovës po kërkon mbështetjen e partive të tjera politike për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Propozimi lidhet me mënyrën se si do të zbatoheshin dispozitat e reja pas hyrjes së ligjit në fuqi.
Sipas njërit prej neneve kryesore, rastet që janë në procedurë paraprake ose në Apel në Hagë do të vazhdonin të shqyrtoheshin sipas dispozitave të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo do të thotë se procedurat në këto dy faza nuk do të ndryshonin menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.