Limaj për kthimin e ligjit për Specialen: “U zgjodh rruga më e keqe”
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” kthimin e ligjit për Specialen, duke kritikuar PDK-në për mënyrën se si është vepruar.
Duke folur në emisionin “Pressing”, Limaj tha se nuk ka informacione të mjaftueshme për mënyrën se si është arritur deri te kjo situatë. Megjithatë, ai vlerësoi se me këtë veprim është zgjedhur “rruga më e keqe”.
“Është goxha shokuese kjo që e pamë sot”, deklaroi Limaj, duke shtuar se për çështjen e ligjit ka pasur edhe alternativa të tjera. Kritikat e tij u përqendruan te mënyra e ndjekur për trajtimin e ligjit dhe te vendimi për ta kthyer atë.