Foto: Mbappé dyshohet se ishte në listën e 26 objektivave për rrëmbime

Mbappé dyshohet se ishte në listën e 26 objektivave për rrëmbime

Kylian Mbappé dyshohet se ishte një nga 26 personat e shënjestruar nga një grup kriminal në Francë për grabitje dhe rrëmbime.

Mes personave të përfshirë në listë dyshohet se kishte futbollistë, reperë dhe biznesmenë të pasur. Emri i sulmuesit francez është lidhur me këtë listë si një prej objektivave të grupit.

Megjithatë, nga të dhënat e bëra publike nuk është e qartë se deri në çfarë mase kishte avancuar plani i dyshuar për rrëmbimin e Mbappés.