Mbi 2 tonë kokainë sekuestrohen në një velierë në Spanjë
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar më shumë se 2 mijë kilogramë kokainë në një velierë në det të hapur dhe kanë arrestuar katër anëtarët e ekuipazhit. Mes të arrestuarve dyshohet se është edhe një shtetas shqiptar.
Operacioni u zhvillua nga Shërbimi spanjoll i Mbikëqyrjes Doganore, i cili e lokalizoi velierën teksa lundronte në ujërat e Atlantikut.
Pas ndalimit, veliera u tërhoq drejt portit të Vigos. Të arrestuarit janë të kombësive të ndryshme, ndërsa detajet e tjera të operacionit nuk janë bërë publike.