Foto: Mijëra qytetarë mbushin sheshin e Prishtinës në ditën e katërt të protestës

Mijëra qytetarë mbushin sheshin e Prishtinës në ditën e katërt të protestës

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor të Prishtinës edhe në mbrëmjen e ditës së katërt të protestës, duke kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Protestuesit kanë marshuar drejt sheshit të kryeqytetit me flamuj të ndryshëm të UÇK-së, figura të luftës dhe këngë, duke e shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Speciales.

Protesta është zhvilluar në Prishtinë për të katërtën ditë radhazi, ndërsa sheshi kryesor është mbushur me pjesëmarrës që kanë dalë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.