Motoristët mblidhen për lamtumirën e fundit të Laurent Krasniqit
Dhjetëra motoristë, ndërsa sipas pamjeve edhe qindra, janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
Mbledhja u zhvillua në një atmosferë të rënduar nga dhimbja, me motoristët që morën pjesë për t’i shprehur ngushëllime familjes dhe për të nderuar kujtimin e Laurentit.
Prania e tyre shënoi një moment lamtumire për Laurent Krasniqin, ndërsa familjarët, miqtë dhe të afërmit po e përcjellin atë në banesën e fundit.