Mungesa e uniformave për kadetët, Kurti ia lë përgjegjësinë Ministrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë për raportimet mbi mungesën e uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e rinj të Policisë së Kosovës. Për këtë çështje, ai tha se përgjegjëse për detajet është Ministria e Punëve të Brendshme.

Mungesa e pajisjeve dhe uniformave raportohet se ka ndikuar edhe në shtyrjen e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë. Zhvillimi ka nxitur pyetje për përgatitjet logjistike për kadetët e rinj.

I pyetur nga gazetarët për këtë problem, Kurti ia kaloi përgjegjësinë dikasterit të udhëhequr nga Xhelal Sveçla. Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme mund të japë përgjigjet e nevojshme për furnizimin me uniforma dhe pajisje.