Foto: Muriqi ua kthen austriakëve: Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet

Muriqi ua kthen austriakëve: Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, iu përgjigj ankesave të përfaqësuesve të Austrisë për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e zhvendosur vëmendjen te mënyra se si po arsyetohet rezultati i mundshëm i ndeshjes.

Muriqi tha se fusha është e njëjtë për të dyja ekipet dhe kujtoi se në të kanë luajtur edhe kombëtare si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, pa u ankuar për gjendjen e saj.

“Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet. Këtu kanë luajtur edhe kombëtare të mëdha si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, dhe asnjë ekip nuk është ankuar”, ka deklaruar Muriqi.

Kapiteni i Kosovës shtoi se ankesat e austriakëve mund të jenë një mënyrë për t’u përgatitur për një rezultat negativ pas ndeshjes. “Kjo më duket më shumë si arsye e austriakëve për t’u përgatitur për rezultatin pas ndeshjes. Uroj që në fund të dalë kjo”, tha ai.